BOTA, 25 Nëntor 2023, 16:23

I dënuar për vrasjen e George Floyd në SHBA, goditet me thikë në burg ish-polici

I dënuar për vrasjen e George Floyd në SHBA, goditet me

Derek Chauvin, një ish-oficer policie, që po vuan dënimin në një burg federal në Arizona, i dënuar për vrasjen e afrikano amerikanit George Floyd, u godit me thikë të premten nga një tjetër i burgosur, duke u plagosur rëndë. Lajmi u konfirmua për agjencinë Associated Press nga një person në dijeni të çështjes.

Sulmi ndodhi në burgun e sigurisë së mesme Tucson, i cili prej kohësh përballet me probleme të sigurisë dhe mungesë personeli.

Në një deklaratë të Byrosë së Burgjeve konfirmohej se një i burgosur ishte plagosur mesditën e së premtes dhe se ai ishte dërguar në spital për trajtim, por nuk jepeshin detaje mbi identitetin e tij.

Derik Chauvin, 47 vjeç, u dërgua në Tucson në gusht të vitit 2022 nga burgu shtetëror i Minesotës i sigurisë maksimale. Ai po vuan një dënim federal 21-vjeçar për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd-it dhe një dënim shtetëror prej rreth 22 vitesh për vrasje të shkallës së dytë. George Floyd, afrikano amerikan, vdiq më 25 maj të vitit 2020.