BOTA, 9 Shkurt 2024, 22:20

Hoqi orën sapo nisi intervista, eksperti i gjuhës së trupit shpjegon gjestin e Putinit

Hoqi orën sapo nisi intervista, eksperti i gjuhës së trupit

Presidenti rus Vladimir Putin është intervistuar për herë të parë nga një gazetar perëndimor, gjegjësisht nga gazetari Tucker Carlson.

Putin foli për çështje të shumta, përfshirë edhe për konfliktin e Ukrainës gjatë intervistës që u realizua në Moskë.

Por, gjëja e parë që ra në sy ishte padyshim një veprim i presidentit që në fillim të intervistës.

Ende pa filluar mirë bashkë-bisdemi, Putin hoqi orën e tij e vendosi në mënyrë delicate në tavolinë dhe më pas fërkoi kyçin e dorës për disa sekonda.

Por, çfarë kuptimi kishte ky veprim i tij?

Sipas një eksperti të gjuhës së trupit, gjesti i Putinit mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe strategjik.

Duke vepruar kështu, ai mund të jetë përpjekur të përcjellë një ndjenjë kontrolli dhe autoriteti mbi situatën, veçanërisht në lidhje me kohën e bisedës.

Vendosja e orës në tryezë mund të sugjerojë se Putini sinjalizoi se ai do të diktojë ose menaxhojë ritmin dhe kohëzgjatjen e intervistës.

Megjithatë, është e rëndësishme të dihet se veprime të tilla mund të interpretohen në forma të ndryshme, dhe kuptimi mund të variojë nga konteksti, personi por edhe kultura.

Vlen të theksohet se intervista e Putinit u shikua nga miliona njerëz në kanalin e YouTube të gazetarit Carlson. Matje të tjera, ende nuk janë bërë të ditura.