TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rigjykimi i ish-manjatit të Hollivudit, Harvey Weinstein, për akuza të rënda për sulm seksual nisi sot në Nju Jork, me paraqitjen e argumenteve hapëse në gjykatë.
Zëvendësprokurorja Shannon Lucey deklaroi se “Weinstein përdori mundësitë për karrierë si armë”, duke përshkruar mënyrën se si ai dyshohet se manipulonte dhe abuzonte me gratë përmes pozicionit të tij të pushtetshëm në industrinë e filmit.
73-vjeçari Weinstein, i cili për shkak të problemeve shëndetësore u shfaq në sallën e gjyqit në një karrige me rrota, po përballet sërish me drejtësinë pas rrëzimit të vendimit fajësues të vitit 2020, për shkak të gabimeve procedurale.
Gjykata e përbërë nga një juri me 12 anëtarë – shtatë gra dhe pesë burra – si dhe gjashtë zëvendësues, do të shqyrtojë akuzat për përdhunim dhe detyrim seksual ndaj Mimi Haleyi dhe Jessica Mann, që datojnë nga viti 2006 dhe 2013. Rigjykimi përfshin edhe një rast tjetër të ri.
Ky proces pritet të zgjasë rreth pesë javë. Ndërkohë, Weinstein lejohet të kalojë natën në spital gjatë seancave gjyqësore, bazuar në një vendim të marrë nga gjykata javën e kaluar.
Pavarësisht dënimit me 16 vjet në një rast të ndarë në Kaliforni, Weinstein vazhdon të mohojë të gjitha akuzat, duke pretenduar se marrëdhëniet kanë qenë konsensuale.