TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hakerët kanë sulmuar postën elektronike të Byrosë Federale të Hetimit të shtunën dhe kanë dërguan prej andej me dhjetëra mijëra mesazhe ku paralajmërohej një sulm i mundshëm kibernetik, bëri të ditur vetë agjencia dhe specialistë të sigurisë.
Emailet e rreme dukej se vinin nga një adresë e ligjshme email-i e FBI-së që përfundonte me @ic.fbi.gov, thuhej në një deklaratë të FBI-së.
Megjithëse pajisjet kompjuterike që u prekën nga incidenti “u çaktivizuan menjëherë sapo u zbulua sulmi “, FBI-ja shtoi se “situata është ende në zhvillim e sipër”.
Hakerët dërguan me dhjetëra mijëra email-e duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm kibernetik, shkruante organizata për gjurmimin e kërcënimeve “Spamhaus Project” në llogarinë e saj në Twitter.
“Spamhaus” postoi në Twitter një kopje të një email-i të dërguar, me subjekt: “Urgjente: Aktor kërcënues në sistem”. Email-i përfundonte me një nënshkrim nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
FBI-ja është pjesë e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Bloomberg News raportoi rreth këtij incidenti të shtunën. Në deklaratën e FBI-së thuhet se si FBI-ja ashtu edhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, janë në dijeni të këtij incidenti. /VOA/