TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak ditë pasi Volodymir Zelensky bëri publikisht një tentativë për të afruar fundin e luftës me Rusinë, nga Moska vijinë sinjale jo të mira. Mbajtja e territoreve të pushtuara nga Rusia dhe futja e Ukrainës në NATO është një plan që nuk I pëlqen Rusisë.
Në fakt Rusia kundërshton vetëm pjesën e dytë të propozimit të Zelenskyt. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov citohet nga media ruse Ria Novosti të ketë thënë se futja e Ukrainës në NATO do të ishte e papranueshme për Rusinë pasi ajo e konsideron këtë një ngjarje dhe skenar kërcënues nëse do të ndodhte.
Zelensky një muaj më parë zhvilloi një fushatë takimesh me disa nga liderët kryesorë perëndimorë për planin e fitores brenda vitit 2025 i cili kishte si pikë kryesore futjen e vendit të tij në NATO. Por një përgjigje e qartë nga fuqitë perëndimore nuk ka ardhur ende. Ato kanë shprehur me vendosmëri mbështetjen ndaj vendit të tij por një futje e Ukrainës në NATO nuk ka marrë një përgjigje të qartë nëse do të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Zelensky pas kësaj duket se bëri një ndryshim të planit të tij të fitores duke thënë publikisht në një intervistë se mbajtja e territoreve të pushtuara nga Rusia do të ishte një këmbim i mirë më futjen e shtetit të tij në NATO.
Rusia sidomos javët e fundit po godet kryesisht infrastrukturën energjitike ukrainase. Ukraina po has vështirësi në rimarrjen e territoreve edhe me futjen në përdorim të raketave amerikane ATACMS. Vladimir Putin ndryshoi edhe doktrinën nukleare ruse me një vendim tronditës i cili i lejon të godasë edhe vende që nuk zotërojnë një armë të tillë siç është Ukraina.