BOTA, 23 Korrik 2022, 17:07

“Europa e kërcënuar nga recesioni”, kryeministri hungarez: Sanksionet nuk funksionuan! BE-së i duhet një strategji e re për luftën në Ukrainë

“Europa e kërcënuar nga recesioni”, kryeministri hungarez:

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka deklaruar se Europa është e kërcënuar nga recesioni.

Ai ka theksuar se Bashkimi Europian tashmë ka nevojë për një strategji të re, pas ngjarjeve të viteve të fundit, po ashtu edhe me përballjen e luftës në Ukrainë.

Sipas tij strategjia e re duhet të synojë paqen dhe jo fitoren e luftës.

“Bashkimi Europian ka nevojë për një strategji të re për luftën në Ukrainë pasi sanksionet  kundër Moskës nuk funksionuan. Strategjia e re duhet të synojë arritjen e paqes në vend që të fitojë luftën”, ka thënë Orban.