TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka deklaruar se marrëveshja e arritur midis Rusisë dhe Ukrainës është një hap i rëndësishëm në tejkalimin e pasigurisë që vjen nga kriza globale e ushqimit, e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.
Sipas tij, Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Ukrainën në mënyrë që furnizimi me drithëra i mbarë vendeve të botës të lehtësohet sa më shumë.
“Marrëveshjet e nënshkruara nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB janë një hap kritik në tejkalimin e pasigurisë globale ushqimore të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës. BE mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Ukrainën të sjellë sa më shumë nga drithërat e saj në tregjet globale”, ka shkruar Borrell duke e shoqëruar me deklaratën e plotë të tij.