BOTA, 22 Korrik 2022, 18:58

Korrupsion dhe lidhje me grupe terroriste, SHBA vendos në listën e zezë ish-presidentin e Paraguait

Korrupsion dhe lidhje me grupe terroriste, SHBA vendos në listën e

Shtetet e Bashkuara kanë futur në listën e zezë ish-presidentin e Paraguait Horacio Cartes për përfshirje të dyshuar në korrupsion dhe lidhje me grupet “terroriste”.

Departamenti Amerikan i Shtetit, njoftoi se Cartes akuzohet për pengim të një hetimi penal ndërkombëtar.

Emërtimi shkakton ndalimin e vizave të SHBA-së kundër Cartes, i cili shërbeu si president i vendit nga 2013 deri në 2018.

“Këto veprime minuan stabilitetin e institucioneve demokratike të Paraguait duke kontribuar në perceptimin publik të korrupsionit dhe mosndëshkimit brenda zyrës së Presidentit të Paraguait.”, thuhet në njoftim.

Korrupsion dhe lidhje me grupe terroriste, SHBA vendos në listën e