TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hamasi ka bërë thirrje për mbajtjen e një samiti të vendeve arabe pas propozimit të Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza dhe marrjen nën kontroll të vendit nga SHBA, me qëllim sipas Trump rindërtimin e vendit pas luftës 15-mujore.
Zëdhënësi i Hamas, Hazem Qassem e quajti planin e Trump “krejtësisht të papranueshëm” dhe këmbënguli se “Gaza është për njerëzit e saj dhe se ata nuk do të largohen”.
Qassem tha se vërejtjet e Trump “kanë vlerën e një deklarate të hapur të qëllimit për të pushtuar territorin”. “Ne i bëjmë thirrje popullit arab dhe organizatave ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të forta për të refuzuar projektin Trump”, tha ai.