BOTA, 25 Shtator 2022, 16:38

Eksperimenti i NASA-s/ Nesër lëshohet sonda hapësinore e cila do të përplaset me një asteroid për t’i ndryshuar drejtimin e lëvizjes

Eksperimenti i NASA-s/ Nesër lëshohet sonda hapësinore e cila do

NASA, qendra hapësinore amerikane do të lëshojë mbrëmjen e së hënës një sondë e cila do të përplaset me një asteroid në një përpjekje për t’i ndryshuar drejtimin e saj.

Sipas The Guardian, sonda prej 330 milionë dollarësh do të lëshohet 11 milion kilometra mbi Oqeanin Indian ku do të përplaset me asteroidin e quajtur Dimorphos.

NASA shprehet se ky asteroid nuk përbën një kërcënim për njerëzimin. Ata sqarojnë se eksperimenti ka për qëllim të zbulojë mekanizma për të mbrojtur planetin nga kërcënime akoma edhe më të mëdha.

Sonda që do të lëshohet në hapësirë, ka për synim vetëm të ndryshojë orbitën në të cilën do kalojë asteroidi dhe jo për ta shkatërruar atë.

“Është një lojë e komplikuar bilardoje hapësinore. Duhet të përdorim sa më shumë energji që t’i ndryshojmë drejtimin asteroidit” – është shprehur profesori Alan Fitzsimmons, anëtar i ekipit të NASA-s.