TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, ka bërë thirrje për ngritjen e një “gjykate speciale ndërkombëtare”. Kërkesa vjen pasi u zbulua një varr masiv në Izium, një qytet në Ukrainën verilindore me 440 trupa.
Volodymyr Zelensky përmendi emrat e qyteteve të tjera të Ukrainës, ku autoritetet thanë se trupat ruse në tërheqje lanë pas varre masive të civilëve.
“Bucha, Mariupol, tani, për fat të keq, Izium”, tha presidenti i Ukrainës. “Rusia e lë vdekjen kudo. Dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.”
Në një seri postimesh të shtunën, Jan Lipavský, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke tha: Rusia la pas varrezat masive të qindra njerëzve të pushkatuar dhe torturuar në zonën e Izyum.
Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Nuk duhet ta anashkalojmë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës.
“Unë bëj thirrje për ngritjen e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit”, tha ai.