TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat ruse të sigurisë hapën zjarr sonte mbi një bandë të armatosur kriminale në qendër të qytetit të pushtuar ukrainas Kherson, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Kherson, në Ukrainën jugore, u kap nga trupat ruse menjëherë pasi filloi pushtimi rus i Ukrainës në 24 shkurt.
“Një grup personash të armatosur, të cilët u pikasën, bënë rezistencë. Forcat ruse të sigurisë shkuan në vendngjarje dhe neutralizuan kriminelët”, raportoi TASS duke cituar një burim në forcat ruse të sigurisë. Nuk ka pasur viktima civile, shtoi burimi.
Përplasja ndodhi në Usakov Avenue në qendër të Kherson , raportoi TASS.
Agjencia ruse e lajmeve RIA kishte raportuar më herët, duke cituar një burim në forcat e sigurisë, se banda ishte një ” grup sabotuesish”, por nuk dha detaje.