TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se sulmet e fundit me dronë në Rusi janë një tregues se “lufta po zhvendoset gjithnjë e më shumë në territorin e Rusisë.”
Zyrtari, megjithatë, nuk mori përgjegjësinë për sulmet e mbrëmshme, shkruan CNN.
Kur iu referua në mënyrë specifike sulmeve me dronë në rajonin veriperëndimor rus të Pskov që dëmtuan avionët dhe ndaluan fluturimet, Podolyak tha se lëvizja e shtuar e luftës në territorin rus “nuk mund të ndalet”.
Pa marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmet, këshilltari deklaroi se Ukraina “i përmbahet rreptësisht detyrimit për të mos përdorur armët e partnerëve të saj për të goditur territorin rus dhe vepron ekskluzivisht brenda parimeve të luftës mbrojtëse”.
Ai i hodhi poshtë thirrjet për të shmangur sulmet në tokën ruse si “absurde”.