BOTA, 20 Korrik 2022, 17:55

E pazakontë në Itali/ Grabitësi i vendos armën në kokë turistit zviceran dhe i vjedh orën, por ia kthen pas disa minutash: Qenka false (VIDEO)

E pazakontë në Itali/ Grabitësi i vendos armën në

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të Napolit në Itali. Një turist zviceran i ulur në një lokal në Piazza Trieste e Trento, ka rënë pre e një grabitje mbrëmjen e djeshme.

Mediat italiane kanë publikuar një video ku shihet se si një person i afrohet turistit zviceran dhe i vendos armën në kokë, duke i marrë orën.

I riu më pas ka hipur në një furgon dhe është larguar nga vendngjarja.

Por ajo që është më e pazakontë, është se pas disa minutash, një person tjetër, i ndryshëm nga ai me armë, i është afruar turistit zviceran dhe i ka kthyer orën.

Sipas mediave fqinje, personi i dytë që i është afruar ka deklaruar se ora është false. Policia ka marrë kamerat e lokalit dhe po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes.