BOTA, 18 Nëntor 2022, 17:04

Dy të vrarë dhe katër të plagosur, vijojnë hetimet në vendin ku u rrëzuan raketat në Poloni

Dy të vrarë dhe katër të plagosur, vijojnë hetimet

Në zonën ku u rrëzuan raketat, që iu morën jetën dy personave dhe lanë katër të tjerë të plagosur, vijojnë hetimet.

Disa foto të shkrepura nga vendngjarja tregojnë praninë e automjeteve dhe autoriteteve përkatëse që ndodhen në skenë.

Raketa goditi një pjesë toke ferme në Przewodow, një fshat në Poloninë lindore dhe si Varshava ashtu edhe aleatët e saj perëndimore sugjerojne se shkaku i sulmit ishte një raketë “qorre” ukrainase e mbrojtjes ajrore.

Këto janë pretendime që janë mohuar nga Ukraina e cila sot njoftoi se ka akses në vendin e ngjarjes.