TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini i ka cilësuar komentet e liderit turk, Erdogan për Hamasin si të rënda dhe të neveritshme.
Presidenti Erdogan tha më herët se grupi militant nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij, shkruan Sky News.
Salvini tha se ai do t’i sugjeronte ministrit të Jashtëm të Italisë që ambasadori turk në vend të thirrej zyrtarisht lidhur me këto komente.
Lufta mes Hamasit dhe Izraelit vazhdon prej 19 ditësh. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës është ende e planifikuar, megjithëse aksioni i paralajmëruar ende po shtyhet.