TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas sulmeve të ditës së djeshme ukrainase në një kazermë ushtarake ruse, ku mbetën të vdekur disa persona, kanë nisur kritikat e ashpra në Rusi, lidhur me drejtimin e ushtrisë.
Ushtria ukrainase konfirmoi dje, se e kreu këtë sulm në natën e Vitit të Ri në Makiivka, një qytet i kontrolluar nga Rusia në lindje të Donetsk. Telegrafi madje raporton në një raport të sotëm se ukrainasit ishin në gjendje të përcaktonin vendndodhjen e saktë të objektivit të tyre, kur zbuluan një numër të madh telefonash celularë duke përdorur të njëjtën kullë celulare.
Në një deklaratë të rrallë të lëshuar pas kritikave nga korrespondentët rusë të luftës, Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se 63 ushtarakë rusë u vranë nga shpërthimet e “katër raketave” në Makiivka. Ushtria ruse shumë rrallë lëshon numërimin e sulmeve ose viktimat. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, raketat janë gjuajtur nga sistemet HIMARS, një armë që SHBA-ja e ka furnizuar për forcat ukrainase. Ata goditën “një qendër të përkohshme vendosjeje” të ushtrisë ruse në Makiivka. “U shkatërruan dhe u dëmtuan deri në 10 njësi të pajisjeve ushtarake të armikut të llojeve të ndryshme,” njoftoi shtabi i përgjithshëm ukrainas.
In occupied #Makiivka, about fifty mobilized servicemen were killed after being shelled by HIMARS
— NEXTA (@nexta_tv) January 1, 2023
The information has not yet been officially confirmed, but #Russian propagandists are already whining. According to some information, the death toll may even go into the hundreds. pic.twitter.com/DtE2919k3Y
Më herët gjatë ditës, drejtoria e komunikimeve strategjike e forcave të armatosura të Ukrainës njoftoi se rreth 400 ushtarë rusë ishin vrarë në Makiivka. Shtabi i përgjithshëm, i cili nuk e konfirmoi këtë numër, tha se po bënte një bilanc të “viktimave” njerëzore.
Pro-Russian blogger Anatoly Shariy confirms that hundreds of mobilized servicemen have been killed in #Makiivka. pic.twitter.com/rZwK87oWYb
— NEXTA (@nexta_tv) January 2, 2023
Njoftimi i këtyre humbjeve të rënda nxiti menjëherë kritika ndaj komandës ushtarake ruse, e cila u akuzua kryesisht nga ish-oficeri separatist, Igor Strelkov, se municionet ishin ruajtur në këtë ndërtesë të pambrojtur.