TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjashtë civilë janë plagosur si rezultat i bombardimeve ukrainase në rajonin rus të Belgorodit. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov, në një postim në platformën Telegram.
“Një i plagosur është në gjendje të rëndë, një tjetri i janë dëmtuar organet e brendshme”, ka bërë me dije Gladkov.
Sakaq ai bëri me dije se dhjetëra shtëpi dhe disa makina janë dëmtuar si rezultat i bombardimeve.