TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën një person u vra dhe një tjetër u plagos në sulmet ruse në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga Yurii Malashko, kreu i administratës ushtarake të Zaporizhzhia.
“Gjatë ditës së kaluar, armiku qëlloi 85 herë në 26 vendbanime në rajonin e Zaporizhzhia. Fatkeqësisht, një 58-vjeçar banues në Mala Tokmaçka ka mbetur i vrarë, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një 59-vjeçar”, ka shkruar Malashko në një postim në Telegram.
Zaporizhzhia, së bashku me Bkahmutin dhe Kherson, janë disa nga rajonet më të dëmtuara në Ukrainë nga forcat ruse, për shkak të pozicionit të tyre strategjik dhe burimeve minerare.