BOTA, 24 Janar 2025, 17:48

Betohet si drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, mbrojtës i ashpër i Trump

Betohet si drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, mbrojtës i ashpër i

John Ratcliffe është betuar si drejtori i ri i CIA-s, agjencia kryesore e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara. Kjo u njoftua nga Shtëpia e Bardhë, e cila e përkufizon ngjarjen si një hap të rëndësishëm përpara në avancimin e interesave tona në drejtim të sigurisë kombëtare dhe frenimit të kërcënimeve nga armiqtë në mbarë botën.

Betimi u bë në duart e zëvendëspresidentit James David Vance. Nominimi i Ratcliffe u konfirmua dje, më 23 janar nga Senati federal me 74 vota pro dhe 25 kundër. Ky është i dyti nga emërimet e bëra nga Presidenti Donald Trump për të marrë konfirmimin nga dhoma e lartë e Kongresit, pas atij të Marco Rubios si sekretar i Mbrojtjes.

Ratcliffe, ish-drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Trump  është zyrtari i parë që ka marrë ndonjëherë atë rol dhe më pas atë të kreut të CIA-s. Republikani i Teksasit është një ish-prokuror federal, i cili u dallua si një mbrojtës i ashpër i Trump ndërsa shërbente si kongresmen gjatë shkarkimit të parë të ish-presidentit.

“CIA duhet të përmirësohet në përdorimin e teknologjive si inteligjenca artificiale për të përballur kundërshtarët si Rusia dhe Kina”. tha Ratcliffe. Ai shtoi  se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë aftësitë e tyre të inteligjencës duke siguruar mbrojtjen e të drejtave civile të qytetarëve amerikanë.