TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri jordanez i Punëve të Jashtme, Ayman Safadi ka paralajmëruar se prishja e armëpushimit në Gaza do të tërheq të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme në “ankth, pasiguri dhe kaos”.
Gjatë një seance në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Safadi deklaroi se mos përmbajtja ndaj armëpushimit, po e tërheq jo vetëm Gazën në ferr por të gjithë rajonin në ankth pasiguri dhe kaos.
“Ne do të shohim një presion të ulët nga njerëzit e të dy palëve për të siguruar përmbajtjen ndaj armëpushimit, sepse ju e dini se ne nuk mund të harrojmë ferrin që ka qenë vitin e kaluar për të gjithë”, theksoi ministri jordanez.
Ushtria izraelite vazhdoi për të tretën ditë radhazi të enjten një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor verior, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur 40 të tjerë.
Mediat izraelite raportuan se sulmi në Jenin është pjesë e një manovre politike e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të qetësuar ministrin e Financave të ekstremit të djathtë Bezalel Smotrich, i cili kundërshtoi armëpushimin e fundit të Gazës.
Raportet sugjerojnë se Netanyahu premtoi sulmin për të parandaluar dorëheqjen e ministrit Smotrich gjë që mund të rrëzojë qeverinë.