TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Befason kreu i grupit të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili në një deklaratë tha se ka ardhur momenti që t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
Prigozhin i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të fokusohet në konsolidimin e pranisë ruse në zonat e pushtuara.
Mesazhi i tij, i shpërndarë nga zyra e tij e shtypit në Telegram dhe i rilançuar nga Ukrainska Pravda, “kuzhinieri i Putinit”, siç është quajtur me nofkë, shpjegon se “kundërofensiva e radhës ukrainase ka më shumë gjasa të ketë sukses sesa të dështojë”. Rrjedhimisht, shkruan Prigozhin, “për autoritetet dhe për të gjithë shoqërinë, është e nevojshme t’i jepet një formë fundi kurajoz operacionit ushtarak special”.
“Opsioni ideal është të shpallë fundin e operacionit special ushtarak dhe të informojë të gjithë se Rusia i ka arritur objektivat e saj”, tha kreu i Wagner.