TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëntë persona janë plagosur në një sulm me acid në një kafene në qytetin gjerman të Bochum.
Policia lokale tha se një burrë “hyri në kafene rreth orës 15:25. dhe derdhi një lëng acid mbi një klient të ulur në një tavolinë në zonën e jashtme” duke e lënë viktimën “të plagosur rëndë”.
Një kamariere dhe një grua e ulur pranë burrit u plagosën gjithashtu, si dhe katër oficerë policie dhe dy zjarrfikës, pasi u thirrën në vendngjarje.
Agresori u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më pas. Policia thotë se motivi është i paqartë dhe hetimet po vazhdojnë.