TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

BE-ja ka rënë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.
Bëhet e ditur se ndër masat është edhe shënjestrimi i flotës hije të cisternave të Moskës që lëvizin gazin natyror të lëngshëm (LNG) nëpër Evropë.
Siç vlerëson BE-ja, 4 deri në 6 miliardë metra kub LNG rus është dërguar në vende të tjera përmes porteve të BE-së, vitin e kaluar.
Dyshohet se shteti rus e drejton flotën vetëm për t’iu shmangur sanksioneve dhe për të mbajtur rrjedhën e fitimeve të energjisë në mënyrë që të mund të financojë luftën, shkruan the Guardian. Raportohet se Këshilli i BE-së tha në një deklaratë për shtyp:
“Për herë të parë, BE-ja ka miratuar një masë që synon anijet specifike që kontribuojnë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, të cilat i nënshtrohen ndalimit të hyrjes në port dhe ndalimit të ofrimit të shërbimeve”.
“Këto anije mund të caktohen për arsye të ndryshme si transporti i pajisjeve ushtarake për Rusinë, transporti i grurit të vjedhur ukrainas dhesi mbështetje për zhvillimin e sektorit energjetik të Rusisë, për shembull nëpërmjet transportit të komponentëve të LNG-së ose transferimit të LNG-së. Kjo masë synon gjithashtu cisternat, pjesë të flotës së errët të Putinit, të cilat anashkalojnë kufijtë e BE-së dhe Koalicionit të Çmimeve, duke miratuar praktika mashtruese të transportit detar në mospërfillje të plotë të standardeve ndërkombëtare”, vazhdon tutje deklarata, duke theksuar se në shënjestër janë vënë 27 anije.