BOTA, 22 Shkurt 2025, 18:55

Sulm në Francë, 37-vjeçari vret një person dhe plagos disa të tjerë

Sulm në Francë, 37-vjeçari vret një person dhe plagos disa

Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një algjerian u sulmua me thikë në një treg në qytetin francez të Mulhouse të shtunën pasdite, sipas mediave lokale.

Sulmuesi i dyshuar është një algjerian 37-vjeçar, i cili dyshohet se kishte detyrimin për t’u larguar nga territori francez, si dhe një ndalim gjyqësor dhjetëvjeçar nga vendi, sipas TF1, duke cituar burime policore.

“Në momentin e ngjarjeve, burri duhej të vinte dhe të firmoste kontrollin e tij gjyqësor në komisariat për të verifikuar arrestin e tij në shtëpi, të cilin ai e refuzoi,” raportoi TF1.