TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër pengjet në një sinagogë në periferi të Dallasit në Teksas janë liruar të pa lënduar pas një përplasjeje dhjetë orëshe të policisë me pengmarrësin.
Ata u morën peng gjatë një rituali fetar ditën e shtunë në Colleyville. Policia vendosi një skuadër me armë speciale dhe një negociator i FBI-së foli me orë të tëra me pengmarrësin.
Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri mund të dëgjoheshin para se incidenti të mbaronte.
Policia tha se pengmarrësi vdiq raporton “BBC”.
Rabini i sinagogës ishte midis katër personave që ishin marrë peng. Ngjarja u transmetua drejtpërsëdrejti që në momentin që ndodhi.
Një nga pengjet u lirua i padëmtuar pas gjashtë orësh ndërsa tre të tjerët u shpëtuan nga policia disa orë më vonë.
Në transmetimin e drejtpërdrejt në Facebook të ritualit fetar Shabbat që po organizohej në sinagogë dëgjohet një burrë që thotë me zë të lartë:
“Më nxirr motrën në telefon dhe unë do të vdes”.
Ai dëgjohet gjithashtu duke thënë: “Ka diçka që nuk shkon me Amerikën”.
Pengmarrësi është dëgjuar duke kërkuar dhe lirimin nga burgu të një neuro-shkencëtareje pakistaneze të quajtur Aafia Siddiqu që është dënuar me 86 vite burg në SHBA.
Siddiqu u dënua për shkak se tentoi të vriste oficerë të ushtrisë amerikane gjatë kohës që ishte në paraburgim në Afganistan.