TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paraguaj, ku në një koncert ka ndodhur një përleshje me armë zjarri ku mbetën të vdekur 6 persona, përfshirë këtu bashkëshorten e futbollistit Ivan Torres.
Futbollisti i Klub Olimpia ndodhej gjithashtu në koncert me bashkëshorten e tij, por ai nuk kishte asnjë plagë.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, Kristina Vita Aranda, që ishte në të njëjtën kohë modele, u qëllua me një plumb në kokë.
Ajo u dërgua menjëherë në spital, por përpjekjet për ta mbajtur në jetë u shuan kur ajo kaloi një arrest kardiak.