AKTUALITET, 22 Mars 2021, 10:57

“Boshatiset” qeveria Hoti, gjashtë ministra japin dorëheqjen

“Boshatiset” qeveria Hoti, gjashtë ministra japin

Qeveria Hoti është braktisur në orët e saj të fundit nga gjashtë anëtarë të kabinetit.

Besnik Tahiri, Besian Mustafa, Driton Selmanaj, Agim Veliu, Anton Quni dhe Vlora Dumoshi janë gjashtë ministrat e dorëhequr.

Në fakt arsyeja pse ata janë dorëhequr është thuajse e detyruar, pasi në Kosovë po mbahet seanca konstituive e Kuvendit dhe të sipërpërmendurit janë deputetë të zgjedhur më 14 shkurt.

Ata janë dorëhequr nga detyra e ministrit në detyrë për të vijuar si deputet.