TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ramush Haradinaj nuk do të japë dorëheqjen nga posti i deputetit. Kreu i AAK ka arritur në Kuvend ku do të zhvillohet seanca e konstituimit teksa ka mbledhur grupin parlamentar për të marrë vendimin mbi votimit.
Kryetari i ri i parlamentit pritet të jetë Glauk Konjufca, ndërsa nga AAK shefi i grupit parlamentar do të jetë Besnik Tahiri, i cili pak më parë dha dorëheqjen nga qeveria Hoti për dy postet që mbante.
Ndërkohë kujtojmë se në Kuvendin e ri nuk do të jetë vëllai i Ramush Haradinajt, Daut Haradinaj i cili pavarësisht se u zgjodh deputet, dha dorëheqjen.