TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Megjithëse kishim arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Mesi dhe me dëshirën e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk mund të formalizohet për arsye ekonomike dhe pengesa strukturore (Rregulloret e La Liga në Spanjë). Duke u përballur me këtë situatë, Leo Mesi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me FC Barcelona. Të dy palët ndjejnë keqardhje që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të plotësoheshin në mënyrë përfundimtare. Barça dëshiron të falënderojë me zemër lojtarin për kontributin e tij në zhvillimin e këtij klubi dhe i uron më të mirën në jetën e tij personale dhe profesionale”, shkruhet në komunikatën e katalanasve që zyrtarizoi divorcin. Leo Messi te Barcelona - Shifra dhe Rekord Lionel Messi tashmë do të mbetet legjenda e Barcelonës, një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave, ai largohet pas 16 vitesh, me 6 “Topa të Artë” të fituar dhe me 35 trofe me fanellën e katalanasve. Tituj pafund, plot 10, Superkupa të Spanjës 8, Kupa Mbreti 7, për të kaluar më pas në arenën ndërkombëtare me 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube. Golat dhe asistet me fanellën e Barcelonës i kalojnë 1000 së bashku, pasi ka shënuar 672 herë dhe ka asistuar 305 herë, në 778 ndeshje të luajtura.View this post on Instagram