AKTUALITET, 5 Gusht 2021, 17:36

Alarm në një fshat të Greqisë, rrethohen nga zjarri 150 persona, vijojnë të bllokuar

Alarm në një fshat të Greqisë, rrethohen nga zjarri 150

Një alarm është dhënë në Ilia, të Greqisë, pasi rreth 1 50 persona janë bllokuar në fshatin Kladeos, ndërsa zjarrfikëset kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet vazhduan evakuimin e vendbanimit të Lalës, pasi tymi i zi ka mbuluar qiellin. Megjithatë, banorët refuzojnë të lënë shtëpitë e tyre ndërsa policia përpiqet të evakuojë zonën.

Banorët janë mbledhur në një vend dhe po bëjnë atë që munden, ndërsa nuk kanë bateri në celularët e tyre për të komunikuar.

Flakët kanë rrethuar të gjithë fshatin dhe të paktën 150 personat e bllokuar e kanë të pamundur të evakuohen për shkak të zjarrit të madhe.