TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Që nga mesjeta, në Ballkanin Perëndimor, hapësirë përplasjesh midis Krishterimit Perëndimor, atij Lindor dhe Islamit, Serbia, është përpjekur të imponojë hegjemoninë e saj kundër popullatave jo serbe, madje edhe kur ishte “vilajet” i Portës së Lartë. Pas Kongresit të Berlinit më1878-ën, kur shteti modern serb u njoh ndërkombëtarisht, njëherazi filloi periudha e aleancës me Rusinë. Deri në vrasjen e Aleksandër Obrenovic me 1903, politika e jashtme serbe u mbështet tek Austro-Hungaria. Kthimi kah Rusia e ritransformojë atë në model politik simetrik dyvektorial etni-fe. Pavarësisht kohërave, ndikimi i binomit etni-fe në identitetin serb nuk ka ndryshuar. Pas Luftës së II-të Botërore, ajo u shndërrua në një shtet të centralizuarkomunisto-laik, me etno-federalizëm asimetrik nën hegjemoninë serbe, shoqëruar me pakënaqësi mbi baza etnike. Pavarësisht distancave kohore, identiteti nacional serb u gërshetua ngushtësisht me Ortodoksinë. Proceset shekullarizuese mbetën të kufizuara nga elementi i fortë fetar ortodoks, ndërsa pakicat e tjera fetare u injoruan. Serbët patën statusin e përparësisë në jetën politike, ushtarake, ekonomike e social-kulturore të vendit.
Harta etno-religjioze vazhdoi të jetë tipar i projekteve serbe në Ballkanin Perëndimor që nga periudha e bashkimit të ish-jugosllavisë (1918-1991) deri në shpërbërjen e saj (1991-2001). Krijimi i ish-Jugosllavisë me disa republika, ishte një model sa konfliktual aq dhe i dështuar. Natyrshëm, ky konfigurim politik imponues,pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, do të reflektonte në rishfaqjen e homogjenizimit etno-kombëtar me rryma të forta nacionalizmi fetar, me luftra të përgjakshme deri në gjenocide midis atyre që shteti serb prej afro 80 vitesh në propagandën e tij i quante “vëllezër”.
Lufta në Ukrainë risjell në vëmendjelidhjet e qëndueshme dhe modelinsimetrik mes Moskës dhe Beogradit. Ashtu si Putini, Vucic nuk e fsheh orientimin etno-religjioz në politikën e tij, as tendencat e hegjemonisë.Në të dy shtetet gjenocidi, masakrat ndaj civilëve, krimet e luftës, legjitimohen nga autoritetet e larta fetare. Froni dhe altari kanëtë njejtin qëndrim. Ajo që bën sot ushtria ruse në Ukrainë, ajo serbe e bëri Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Klerikët OrtodoksënëRusisot përcjellin ushtarët për në Ukrainëme lutje, siç “bekonin” priftërinjtë serbë njësinë “Scorpions” kur masakronte Srebrenicën.Kirili, me konotacion shenjtërie, e quan agresionin ndaj Ukrainës “luftë kundër mëkatarëve”, siç Irinej cilëson Kosovën “pronë e përjetshme serbe,Jeruzalemin e saj”.Kjo dhunë shtetërore e institucionalizuar politikisht dhe legjitimuar fetarisht, është terrorizëm i dyanshëm politiko-religjioz.Në analogjinë e sarkazmës së përsëritur, Putini dhe Vucici janënë rolin e“Partiarkut politik”, ndërsa Kirili dhe Irinej, në atënë“Presidentit religjioz”. Përtej politizimit ekstrem të fesë, jashtë kontekstit shpirtëror,ky binjakëzim realisht është urrejtja e shprehur nga ndjesia e mospërfilljes dhe e humbjes së hegjemonisë.
Megjithatë, lidershipi politik në mazhorancë insiston të vazhdojë të njejtin itenerar. Protestat pro-ruse të mijëra serbëve para memorialit të Car Nikollës në Beograd,shkojnë në unison me qëndrimin e Serbisë në OKB ndaj agresionit rus në Ukrainë.Pa dyshim, kanë frymëzim shtetëror. Mjafton të përmendim faktin se krerët e policisë paramilitare të Milosheviçit, “Beretat e kuqe” të cilët ekzekutuan liderin liberal pro-perëndimor Zoran Xhinxhiç, sikurse të dënuarit për krime lufte, sot nderohen nga shteti serb dhe emërohen në funksione të larta shtetërore. Ndaj dhembështetja e ultranacionalistëve serb, kapërcen deklaratatpolitike pro-putin. Gjatë luftës së 2014 ata ju bashkuan milicive të mbështetura nga kremlini në Donbask. Që nga viti 2014, janë me qindra luftëtarë serb qëluftojnë krah seperatistëve në Logansk dhe Donetsk.Me fjalë të tjera, aleanca e Vucicit me grupet e djathta ekstremiste dhe nacionaliste sllave, nuk kufizohet vetëm gjatë zgjedhjeve. Paralel me ushtrinë dhe policinë,ai ka legjitimuar me heshtje milicitë e tyre, të gatshme për çdo skenar destabiliteti.
Vucic ja ka dalë të dominojnë skenën politike në Beograd për shkak të dualizmit të klasës politike serbe. Lidershipi politik serb luhatetmidis ultranacionalizmit pro-rus në aleancë me Moskën, dhe dëshirës për t’u antarësuar në BE. Dy rrymat kryesore në politikën serbe tregojnëndarjen e madhe të shoqërisë. Liberalët (pakicë) e shohin të ardhmen e vendit në BE e NATO, ndërsa nacionalistët e djathtë i qëndrojnë forcimit të identitetit nacional dhe fetar.Nisur nga vlerësimi i faktorit historik dhe fetar, konkurenca mes këtyre dy rrymave me gjasë do vazhdojë për shkak të mungesës së dominancës në realitetin e brendshëm serb.Ajo që mund ta prishëkëtë ekuilibër asfiksues janë ndryshimet rajonale apo ndërkombëtare në favor të njërës prej tyre. Deri atëherëVucic mbetet më i favorizuari. Për më tepër, shoqëria civile serbe, si një mundësi për të sjellë një frymë ndryshe po mbështetet nga e njejta “dorë lobiste”, me frymëzim majtist, që dominon Ballkanin Perëndimor. Kjo pengon krijimin e një pluralizmi funksional dhe asfikson të djathtën serbe. Në këtë situate, cdo lider e ka të qartë se e pret fundi i Xhinxhicit nëse tenton një tjetër trajektore politike.
Serbia e Vucicit sot, nuk është larg ideve milosheviciane. Duket se ka ndryshuar vetëm formë, jo përmbajtje. Pavarësisht se 61% e tregtisë serbe është me vendet e BE-së dhe pretendon të bëhet anëtare, ajo nuk heq dorë nga miqësia tradicionale me Rusinë,ndërsa BE me lëshimet e saj toleroi ekzistencën e një Rusie në mes të Ballkanit.Vucic ka arritur të joshë BE-në për perspektivën europiane të vendit të tij, pa hequr dorë nga miqësitë tradicionale. Ato vazhdojnë të jenë “të shenjta”, aq sa mund të eklipsojnë me vetëdije anëtarësimin e Serbisë në BE. Ministri i Brendshëm i Serbisë Vulin, deklaron se “vendi duhet të rishikojë synimet për të hyrë në BE për shkak të presioneve të Perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë”.
Për herë të parë në dy dekada, numri i serbëve që janë kundër anëtarësimit në BE është më i lartë se sa i atyre që janë pro. Sondazhi i organizuar nga Ipsos, vetëm dy muaj pas agresionit rus në Ukrainë, tregon se 44% e të pyeturve janë kundër hyrjes në BE, kundrejt 35% që janë shprehur pro. Ndërsa ndjenjat pro-ruse në Serbi po rriten. Në një sondazh nga Voice of America mbi 60% e të anketuarve fajësonin NATO-n për ngjarjet aktuale në Ukrainë, ndërsa vetëm 3.5% fajësonin Rusinë, ndërkohë që zgjedhjet e fundit parlamentare shënuan një zhvendosje drejt së djathtës pro-ruse. Pra, Rusia mbetet “temjani”i padiskutueshëm në politikën serbe.
Me sjelljen e tij tipike si “viktimë e historisë së shkuar”, Vucic ja ka dalë për dicka. Strategjia e tij ideologjike a pragmatiste qoftë, mbetet garant i vazhdimësisë së tij politike, në këmbim të njëperspektive tëpaqartë për të ardhmen e vendit, e cila nuk tejkalon thënien e Curcillit “Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin, është si një njeri brenda në kovë që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza”.Me këtë performancë, pretenca e munguar e Vucicit i ofron popullit serbvetëm purgatorin, ndërsa rajonit, gadishmërinë për destabilitet.