BLOG, 31 Dhjetor 2021, 08:53

Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vullkanet në Tokë do të shpërthenin në të njëjtën kohë?

Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vullkanet

Në mbarë botën ka rreth 1500 vullkane potencialisht aktive. Megjithatë, për një shkencëtar, një vullkan llogaritet si aktiv nëse ai ka shpërthyer të paktën një herë gjatë 10.000 vjetëve e fundit. Dhe u bazuar në këtë përkufizim vetëm rreth 550 vullkane kanë shpërthyer në historinë e regjistruar.

Por numri i saktë është shumë më pak i rëndësishëm sesa madhësia e tyre. Shpërthimet e vullkaneve klasifikohen duke përdorur Indeksin e Eksplozivitetit Vullkanik (VEI). Një VEI shkakton hedhjen në ajër të paktën 10.000 m3 material vullkanin, dhe çdo zero pas këtij numri korrespondon me 10 herë më shumë material të nxjerrë.

Shpërthimi më i madh i regjistruar ndonjëherë ishte ai i mali Tamboravitin 1815, me një VEI në shkallën 7. Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua deri 2600 km larg, dhe në atmosferë u shpërndanë më shumë se 160 km3 material.

Ai shpërthim vullkanik bëri që temperaturat në Hemisferën Veriore të binin me 0.5°C për 6 muajt e ardhshëm pasi pluhuri bllokoi rrezet e Diellit. Viti 1816 u quajt si “viti pa verë”. I kombinuar me modelet kaotike të reshjeve, ai shkaktoi shkatërrimin e të korrave në mbarë globin.

Por Tambora ishte vetëm njëri nga vullkanet. Deri më sot njihen32 vullkane me VEI 7 apo VEI 8. Dhe nëse të gjithë ata do të shpërthenin në të njëjtën kohë, kjo do të ishte një ngjarje që do të sillte zhdukjen e shumicës gjallesave, përfshirë njerëzimit.

Shpërthimet fillestare, do të shkaktonin rrëzimin e shumicës së avionëve që do të gjendeshin në ato momente udhëtim, shembjen e godinave në SHBA-në perëndimore, Amerikën e Jugut, Evropën Jugore dhe Lindjen e Largët, si dhe do të shkaktonin daljen jashtë funksioneve të rrjeteve energjetike në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar.

Edhe uji i pijshëm do të bëhej toksik nga hiri, ndërsa temperaturat globale mund të binin me 15°C për të paktën për 6 muaj, ndërsa shiu acid do ta bënte të pamundur zhvillimin normal tëbujqësisë për dekadën e ardhshme. Fatmirësisht, kjo është thuajse e garantuar se nuk do të ndodhë ndonjëherë.

Vullkanet nxiten nga ngritjet e lokalizuara të magmës që ndodhet nën koren e Tokës. Çdo vullkan që shpërthen në të njëjtën kohë, do të ishte si çdo flluskë në një pije të gazuar që e çan menjëherë sipërfaqen./Perktheu:Bota.al