TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Philippe Coste, korrespondent i “Liberation” në Nju Jork
“Presidenti do të paraqesë vizionin e tij të hapur dhe konstruktiv për botën,” paralajmëroi Karoline Leavitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, në prag të fjalimit të Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk i zhgënjejëu pritshmëritë, kur e filloi fjalimin me sulmet e përherëshme kundër institucioneve 80-vjeçare ndërkombëtare, që vazhdojnë të jenë të papranueshme për stilin e tij spektakolar. Që në fillimi, ai nisi me një sulm kundër inflacionit (që sipas tij është shkaktuar nga energjia e gjelbër), kundër emigracionit dhe “elitave” evropiane, të cilat ai i akuzoi për oportunizëm. Para se të hynte në një listë të gjatë çështjesh ndërkombëtare, ai sulmoi Kombet e Bashkuara duke i akuzuar se ose janë të paralizuara nga mungesa vendimmarrjejs, ose të painteresuara për diplomaci aktive. Për arsye politike të brendshme, Trump e shfrytëzoi rastin për të ngritur më lart se kurrë flamurin e mbrojtësit të qytetërimit kundër sulmeve të përsëritura të imigracionit dhe të “ëokism”-it pro-mjedisor.
Për të sqaruar vizionin e tij mbi konsensusin multilateral, Trump kaloi shpejt tek lufta kundër shtimit të armëve bërthamore, duke deklaruar: “Ne zotërojmë shumë shembuj” të strategjisë sonë globale. Ai u ndal gjatë mbi dosjen bërthamore iraniane, duke sulmuar marrëveshjet e Natanz dhe Inshtan, “që kanë qenë gjithmonë të gabuara”, një refren i pandryshueshëm që nga fillimi i mandatit të tij. Ai e nisi fjalimin duke kritikuar marrëveshjen e Obamës me Iranin, duke akuzuar diplomatët amerikanë për dështime të vazhdueshme.
Në lidhje me çështjen palestineze, ai u tregua i paqartë: një “njohje e një shteti palestinez mund të jetë e pranueshme”, por vetëm nëse paraprihet nga lirimi i pengjeve – kusht që nuk u përmend më parë, pavarësisht rezolutave të shumta të OKB-së. Propozimet e tij për Lindjen e Mesme u përqendruan tek ai që e konsideron si suksesin e vet më të madh, kur në vitin 2020: u nënshkruan marrëveshjet e Abrahamit, midis disa vendeve arabe dhe Izraelit, që synonin normalizimin e marrëdhënieve. Ai premtoi një moderim të ri, që do të mund të zgjerohej edhe për vende myslimane të tjera. “Për të gjithë botën do jëtë të mirë,” tha ai.
Ton i ashpër dhe efekt njoftimi
Gjithmonë më i interesuar për ndërveprime personale sesa ndaj dosjeve diplomatike, Trump e shfrytëzoi rastin për të treguar se kishte takuar Lula da Silvën në korridoret e OKB-së. Presidenti brazilian vendi i të cilit e ka dënuar ashpër paraardhësin e tij Bolsonaro normalish nuk duhet të kishte pëlqimin e Trump. Por ai theksoi se “ne u përqafuam dhe unë nuk përqafohem kurrë me njerëz që nuk i dua.”
Ukraina, megjithë pritshmëritë, u la më në hije, ndoshta sepse takimi i tij i mundshëm me presidenti Volodymyr Zelensky do zhvillohej pas fjalimit. Trump përsëriti vetëm se “kam një raport të mirë me Putinin”, ndërsa la të kuptohej se do të kishte një mundësi të re negociimi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës.
Pasi ka vendosur tarifa të mëdha doganore ndaj të gjithë aleatëve të tij në botë, ai tha se mund të aplikojë të tilla edhe ndaj Rusisë, por pa ngurruar, edhe një herë tjetër, t’ua atribuojë europianëve mungesën e efektivitetit të presioneve mbi Putinin, për shkak të blerjeve të tyre të energjisë nga Rusia. “Ata paguajnë që të vazhdojë lufta,” siguroi ai. “E keni parë ndonjëherë këtë?”
Megjithatë, ndryshim i madh: përpjekja e europianëve për të fituar autonomi energjetike, qoftë edhe duke u mbështetur tek gazi i lëngshëm amerikan, këtë herë u përshkrua si një kusht paraprak që mund të lehtësonte një qëndrim më të ashpër nga Uashingtoni ndaj Putinit. Presidenti, në një fjalim të çrregullt dhe të paqartë, nuk tregoi më interes për aleancën ushtarake të NATO-s, përveç se për ta përshkruar atë në terma të zakonshëm menaxherialë: të gjitha shtetet anëtare duhet të paguajnë të paktën 5% të PBB-së së tyre. Ai parashikoi një proces të gjatë që do të vijonte me vite dhe që do të sillte rishikime të dhimbshme buxhetore në Evropë. Por kjo mund të interpretohet si një hapje drejt riformimit të një fronti të përbashkët ushtarak perëndimor në Evropë, ku SHBA nuk do të mungonin.
“PO SHKATËRRONI TRASHËGIMINË TUAJ”
Por Trump, edhe një herë, mbolli konfuzion duke propozuar, pa shumë detaje, një kapriço të re ndërkombëtare: një mbikëqyrje globale që synon të parandalojë përhapjen e armëve bakteriologjike. Bashkëpunimi global, sipas tij, do të lehtësohej nga përdorimi i inteligjencës artificiale, një fushë ku Amerika po planifikon qindra miliarda investime, të cilat, sipas tij, do të trashëgohen nga pasardhësit e tij.
“Fuqia supreme” e ushtrisë së tij u shpall gjithashtu si mbrojtësja më e sigurt e “civilizimit perëndimor”. Duke rinovuar sulmet ndaj Nicolás Maduro-s, Trump u mburr në podium për sulmet ajrore kundër anijeve venezueliane të akuzuara për transport droge drejt SHBA-së, pas forcimit spektakolar të marinës amerikane në “Gjirin e Amerikës”.
Edhe një herë tjetër, Trump përdori Asamblenë e Përgjithshme si një tribunë për të fryrë deri në karikaturë prioritetet e tij të politikës së brendshme. Populisti, u përqendrua edhe një herë tek paraardhësi i tij Joe Biden, me “qeverinë e tij më të paaftë dhe më të korruptuar në histori”.
Me një ton të ngjashëm më atë të fushatës elektorale ai përmendi emigracionin, pushtimin e SHBA-ve, gjatë presidencës së demokratëve, “me të liruar nga burgjet ose spitalet psikiatrike, që tani qarkullojnë nëpër rrugët tona”, tha ai. Duke dashur të prekë edhe ndjenjat më të thella të elektoratit të tij, ai tha se “300 fëmijë” ishin viktima të supozuara të trafikimit në kufi, “të shitur dhe të nënshtruar ndaj abuzimeve seksuale”.
Populisti zjarrvënës akuzoi hapur kombet e huaja se po drejtonin flukset e tyre migratore përmes karvanëve të 25 mijë personave drejt SHBA-së. Ai akuzoi, shumë herë dhe qartë, ndihmën humanitare që OKB ofron për migrantët në shkallë ndërkombëtare: “375 milionë dollarë që vetëm e përkeqësojnë problemin, duke nxitur ardhjen e masave të rrezikshme të njerëzve në vendin tonë.”
Ai u tregua i ashpër edhe kundër euripianëve. “Vendet tuaja po shkojnë drrejt ferrit të shkatërruara nga emigracioni” fshikulloi ai me një qëndrim kundër politikave të kufijve të hapur. “Ju e bëni këtë pasi ju dëshëroni të tregoheni xhentilë, ju hapni portat për njerëz që nuk i keni parë kurrë, të cilët s’kanë asgjë të përbashkët me ju. Jo doni të tregoheni politikisht korrektë, por kështu shkatërroni tashëgiminë tuaj”.
Udhëheqësi i vendit më të fuqishëm në botë përsëriti ato teza që i kishte parathënë zëvendëspresidenti i tij, J.D. Vance, në konferencën e Mynihut kundër “rrezikut të brendshëm humanist dhe progresist që kërcënon Evropën më shumë edhe sesa Rusia apo Kina.” Në këtë mënyrë, ai përshkroi si një kërcënim të qartë për qytetërimin perëndimor lidhjet e supozuara midis emigracionit ilegal dhe doktrinave “ëokiste”.
Edhe pse u dëgjua në mënyrë të paqartë, Trump arriti të tërhiqte vëmendjen ndaj një teme qendrore në fushatën e tij: “Rreziku më i madh është brenda nesh, brenda universiteteve tona, të cilat nuk kanë prodhuar kurrë aq shumë gjëra të kota sa sot.”
Trump përfundoi, si gjithmonë, me një fjalim katër herë më të gjatë se parashikimi i protokollit ku i kërkoi votuesve të tij të zgjedhin “të mirët”: “Votoni për ne që të mund t’ju mbrojmë dhe të ruani këtë botë të mrekullueshme që ka krijuar Zoti.” Pastaj udhëheqësi amerikan, në fund të fjalës së tij, foli jo më për botën, por vetëm për vetveten.