BOTA, 19 Korrik 2020, 09:41

Rekord infeksionesh në 24 orët e fundit/ 260,000 raste të reja me Covid-19 në të gjithë botën

Rekord infeksionesh në 24 orët e fundit/ 260,000 raste të reja me


Numri i rasteve të reja të koronavirusit u rrit me pothuajse 260,000 brenda 24 orësh – rritja më e madhe një ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas Organizatës  Botërore e Shëndetit.

Sipas OBSH-së, kjo është hera e parë që numri i infeksioneve të reja ditore ka kapërcyer një çerek milion. Rritjet më të mëdha ishin në SHBA,  Brazili, Indi  dhe Afrika e Jugut. Numri global i vdekjeve nga koronavirusi gjithashtu u rrit me 7.360 rritja më e madhe ditore që nga 10 maj.

Rritja e mëparshme rekord me raste të reja të konfirmuara u regjistrua nga OBSH vetëm një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara deri më tani ka kaluar 14 milion me mbi 600,000 vdekje të regjistruara.