TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë personazhe të njohur kanë pranuar publikisht që para se të ishin të suksesshëm, kanë bërë punë të çfarëdoshme. Ajo e kamarierit nuk eshtë pak e njohur për këta personazhe.
Dietologia e njohur Blerina Bombaj, ka bërë të njëjtën gjë në fillimet e saj. Këtë e tha sot në rubrikën “Për drekë me mua”: “Unë kam punuar kamariere dhe jam kënaqur. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur që mua më ka mësuar më shumë në jetë në lidhje me komunikimin, shërbimin dhe natyrën njerëzore” – tha dietologia. Pas kamerës, u zbulua se Blerina kishte punuar jo pak, por 5 vjet si kamariere në një nga restorantet më të njohura në Athinë. Kjo ka ndodhur ndërsa ishte studente në Greqi dhe paralelisht me shkollën, i duhej edhe të punonte.