AKTUALITET, 9 Janar 2020, 18:36

“Përplasja e tmerrshme e avionit ukrainas në Iran”, flet Trump: Mund të jetë një gabim

“Përplasja e tmerrshme e avionit ukrainas në Iran”, flet

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi këtë të enjte përpara mediave amerikane se përplasja vdekjeprurëse e një aeroplani ukrainas mund të ketë qenë një gabim. Ai shtoi se kishte një “ndjesi të tmerrshme për arsyet e tragjedisë”.

“Rrëzimi dramatik i avionit ukrainas në Iran mund të ketë qenë një gabim. Kam një parandjenjë të tmerrshme për arsyet e tragjedisë”, tha Trump. Mirëpo, kreu i shtetit amerikan nuk ka ofruar ndonjë provë.

“Dikush mund të ketë bërë një gabim,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se ka dyshime mbi përplasjen e avionit të Ukrainës, por pa dhënë detaje.