TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Xhemi Shehu na ka treguar detaje nga jeta e saj. Ajo është rrëfyer së fundmi në emisionin “Sekretet e Portokallisë” në Top Channel, teksa ka treguar se beson në besëtytnitë. Madje ajo ka treguar se disa objekte të caktuara që i mban me vete nëse dëshiron që dita t’i shkojë sa më mbarë. Po kështu ajo parkon gjithnjë në të njëjtën anë të parkimit dhe nëse vendin ia kanë zënë pret derisa të lirohet.
Në të njëjtën kohë, moderatoja ka zbuluar edhe disa aksesorë që mban gjithnjë me vete, si çanta për shembull apo atletet, një apo dy palë që i ka siç thotë ajo “të pranueshme”.
“Nëse vesh diçka për herë të parë dhe më shkon dita mbrapsht, unë ja vë fajin bluzës apo diçkaje të re që kam marrë me vete dhe nuk e përdor më kurrë”, është shprehur ajo. Xhemi Shehu zgjedhjet edhe parfumet që përdor të premten dhe të shtunën dhe thotë se nuk e di si do të bëjë kur t’i mbarojë.