LIFESTYLE, 9 Qershor 2019, 19:19

“S’kemi qënë shoqe të ngushta”/ Nora Istrefi shuan kuriozitetin, flet për raportet me Tunën

“S’kemi qënë shoqe të ngushta”/ Nora Istrefi



Prej disa kohësh në medie ka qarkulluar lajmi se marrëdhëniet mes këngëtareve të njohura dhe shumë të dashura për publikun, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi, nuk kanë qenë të mira. Ato përveçse janë kolege janë edhe kunata me njëra-tjetrën.

E ftuar në emisionin “Xing në Ermalin”, këngëtarja kosovare, Nora Istrefi ka folur për herë të parë për këtë çështje, duke treguar të vërtetën e raportit të saj me Tunën. Dikur Nora dhe Tuna shikoheshin bashkë, kudo, në çdo event të shoqeruara nga njër-tjetra.

Për të shuar kuriozitetin e publikut Nora u shpreh se:

Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”.

Ndër të tjera Nora tha se kunata e saj ka pak karakter me luftarak se ajo dhe sipas saj kjo ka ndikuar që mediet ta ekzagjerojnë situtatën mes tyre.

 “Unë jetoj e lumtur dhe reflektoj e lumtur. Ne jemi të lumtur secili në zgjedhjen e vet. Ajo që duket pak më luftarake, më agresive më duket se e kanë bërë edhe mediat”, ka shtuar Nora.

https://www.youtube.com/watch?v=GuiodYFMHfA&feature=player_embedded