TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktorja e njohur në Portokalli, për rolin e famshëm si ‘drejtoresha e tatimeve’ vite më parë, Delinda Disha ka shpërthyer në lot në studion e Rudina Magjistarit, pas videomesazhit të bashkëshortit. E ftuar në emision, ajo ka marrë dhe djalin e saj të vogël, Dasantinin.
Një ditë plot surpriza për Delindën, por më emocionuesja ishte pjesa në të cilën bashkëshorti i saj, Eldoni ka rrëfyer me fjalë zemre dashurinë për aktoren e humorit.
“Doja të thoja disa fjalë për Delin dhe Dasantinin. Dasantini është produkt i dashurisë sonë. Jam shumë i lumtur që kemi këtë familje, e kemi të gjallë me shumë dashuri me shumë lumturi brenda… Deli është një mami e devotshme, eshtë një mami e mrekullueshme, jemi me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin… Ju dua shumë!”- është shprehur bashkëshorti i aktores, Eldoni.
Delinda është emocionuar shumë nga fjalët e gjysmës së saj dhe gjatë gjithë videos, lotët i kanë rrjedhur natyrshëm.