AKTUALITET, 23 Mars 2021, 09:10

Basha: Shqipëria e fundit në Rajon për përfitimin e granteve nga BE, qeveria ia ka besuar infrastrukturën PPP-ve me kosto të larta!

Basha: Shqipëria e fundit në Rajon për përfitimin e granteve


Kur na ndajnë 32 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha ka renditur atë që ai e quan, një nga 100 dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje.

Në një postim në “InstaStory”, lieri demokrat thotë se Shqipëria është e fundit në Rajon sa i përket përfitimit të fondeve komunitare të ofruara nga BE, e sipas tij, qeveria ia ka besuar infrastrukturën e zhvillimit PPP-ve, e cila sipas Bashës ka kosto më të lartë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

32 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Cili është vendi i rajonit që ka përfituar nga grantet e konektivitetit të BE? Përgjigja Shqipëria, e cila në vend që të konkurrojë për fondet komunitare, ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës PPP-ve, të cilat kanë një koso më të lartë.

[video width="854" height="1518" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2021/03/ucdMP7dVSyizRtrEvCqh_23_729c8c29be7bb037eda9ba8ab10fa72b_video_480p_converted.mp4"][/video]