TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Baba Mondi, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për bektashizmin, shtrirjen e kësaj feje, por edhe çështje të aktualitetit në Shqipëri.
I pyetur lidhur me situatën e tensionuar politike, për shkak të zgjedhjeve, Baba Mondi bëri thirrje për qetësi dhe paqe, ndërkohë që inkurajoi qytetarët të shkojnë në votime.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Ka filluar të ketë tension për shkak të zgjedhjeve. Keni një mesazh ju?
Baba Mondi: Shqiptarët duhet të shprehin vullnetin e tyre të lirë në kutitë e votimit. Ne i lutemi Zotit që cdo gjë të shkojë me urtësi, me dashuri, me mirësi. Populli të shprehë vullnetin e tij. Ai do të vendosë, nga aty do të dalë qeveria.
Rakipi: A do të shkoni ju në votime?
Baba Mondi: Patjetër që do të shkoj. Edhe unë si qytetar i këtij vendi do të shkoj të votoj.
/TPZ.al/
VIDEO: