TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 16-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Tetovë, në rrjedhën e lumit Shkumbin. Fillimisht, rreth këtij rasti u raportua se dyshohet për vetëvrasje, por policia tha se dyshimet tani janë për vrasje. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë (SPB) nëpërmjet zëdhënësit Fatmir Rexhepi ka njoftuar se 17-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e 16-vjeçarit ka pranuar veprën penale dhe është dërguar për të vuajtur masën e paraburgimit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Lidhur me rastin që ndodhi dje në rrugën drejt “Banjave të Tetovës”, respektivisht në ujërat e lumit “Shkumbin” u gjet i vdekur një 16-vjeçar nga Novo Sella e Zhelinës, gjatë ditës së djeshme në SPB-Tetovë është thirrur një e mitur e moshës 17-vjeçare, e cila gjatë bisedës zyrtare pranoi se është kryerëse e kësaj vepre penale”, tha Rexhepi duke shtuar se gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit për 17-vjeçaren.
Prokuroria e Tetovës tregoi edhe detaje nga ngjarja “Vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16-vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja” ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Tetovë.
Ngjarja e rëndë në Tetovë ndodhi dy ditë më parë, në rrugën e Banjave të Tetovës, në periferi të qytetit.