BALLKAN, 21 Dhjetor 2022, 15:22

Barrikadat në veri të Kosovës, ambasadori amerikan shkon në zyrën e Albin Kurtit

Barrikadat në veri të Kosovës, ambasadori amerikan shkon në

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë duke hyrë në godinën e Qeverisë së Kosovës.

Megjithëse nuk ka detaje rreth arsyeve të vizitës së tij atje, besohet se situata e tensionuar e ditëve të fundit në Kosovë mund të jetë objekti i diskutimit mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Jeff Hovenier kanë pasur takime të përjavshme gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë në veriun e Kosovës, barrikadat nuk janë hequr nga rrugët, edhe pas thirrjeve të njëpasnjëshme të faktorit ndërkombëtar.