BALLKAN, 29 Shtator 2023, 15:25

VIDEO / Vila super-luksoze e terroristit Radoiçiç, Sveçla: S’është luftëtar lirie, por Pablo Escobar i rajonit!

VIDEO / Vila super-luksoze e terroristit Radoiçiç, Sveçla:

Publikohen pamje nga vila luksoze e terroristit Milan Radoiciç në Veri të Kosovës, i cili udhëhoqi sulmin në fshatin Banjskë.

Pamjet i ka publikuar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke thënë se sot është kryer bastisje në pronat e tij.

“Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë”, shprehet Sveçla.