TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pa kaluar pak ditë nga ngjarja e rëndë një 19-vjeçare (Myrteli) u gjet në agoni dhe humbi jetën rrugës për në spital teksa ishte braktisur në mes të rrugës, trupi i një tjetër vajze të re u gjet duke lundruar në ujërat e Kanalit të Korinthit të premten në mëngjes (17 prill).
Sipas informacioneve fillestare nga “Protothema”, trupi i pajetë duket se i përket një vajze të re të moshës afërsisht 18-19 vjeç, identiteti i së cilës mbetet i panjohur.
Autoritetet kompetente u mobilizuan menjëherë, ndërsa po zhvillohet një operacion për transportimin e trupit në tokë, në zonën e Posidonias, Korinth.
Oficerët e portit nga Autoriteti Portual i Korinthit po punojnë në vendngjarje për të nxjerrë trupin.
Më pas ai do të transportohet me ambulancën e EKAB-së për të ndjekur procesin e përcaktuar të identifikimit dhe hetimit të shkaqeve të vdekjes nga një mjek ligjor.
Ekspertiza do zbulojë nëse ishte një vetëvrasje apo ka faktorë kriminalë të jashtëm.