TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëskryeministri kroat Josip Dabro dha dorëheqjen mbrëmë pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke qëlluar nëntë herë me pistoletë.
Në video Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit të makinës dhe është i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë, gjë që sugjeron se video është regjistruar gjatë verës.
Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” (Karafili po përgatitet për udhëtim) e Zehre Bajraktarevicit. Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës.
Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”. Pas publikimit të videos, tashmë kanë nisur hetimet nga autoritetet përkatëse kroate.