BALLKAN, 6 Dhjetor 2023, 16:30

U ekzekutua me urdhër të burrit, gazetari zbulon se kush do t’i marrë paratë e siguracionit të Liridonës

U ekzekutua me urdhër të burrit, gazetari zbulon se kush do t’i

Gazetari Sokol Bregu deklaroi se paratë e sigurimit të jetës së Liridona Murselit, do i përfitojnë dy fëmijët e saj të mitur. Ai tha se me shumë gjasa fëmijët do kalojnë në kujdestarinë e gjyshërve të tyre, por ky vendim i takon gjykatës dhe varet shumë nga avokatët që do marrin përsipër çështjen.

“Fëmijët marrin siguracionet, pra nëse e gjitha u bë për siguracionet e Liridonës, ato i përfitojnë ata. Pastaj se kush do i rrisë ata se shteti suedez, se gjyshërit e ka në dorë gjykata.

Unë mendoj se fëmijët do i marrin gjyshërit. Kështu funksionon në shoqërinë e Kosovës, kështu duhet të funksionojë në këto momente. Duhet të rriten me gjyshërit pas asaj traume që kanë pësuar në ditën e vrasjes”, -tha gazetari Bregu në Euronews Albania.