BALLKAN, 29 Prill 2022, 13:30

U zgjodh në krye të qeverisë së Malit të Zi, kryeministrja serbe uron Dritan Abazoviçin

U zgjodh në krye të qeverisë së Malit të Zi,

Kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur shqiptari Dritan Abazoviç. Nga Serbia ka ardhur dhe reagimi i parë nga kryeministrja Ana Brnabiç e cila ka uruar homologun e saj malazez.

Brnabiç, përmes një postimi në Twitter shkruan se është e bindur që do të ketë një komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me të.

Ndër të tjera ajo shkruan se është e bindur se në periudhën e ardhshme Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku, në rrugën drejt BE-së, për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, ekonomikisht dhe infrastrukturor më të lidhur dhe më të suksesshëm.

Kryeministri i ri Abazoviç theksoi se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat bartin pesë linja prioritare të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe afirmimin e fëmijëve dhe të rinjve.