BALLKAN, 28 Prill 2022, 20:16

Shqiptari Abazoviç votohet nga Kuvendi si kryeministër i Malit të Zi

Shqiptari Abazoviç votohet nga Kuvendi si kryeministër i Malit

Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi qeverinë e 43-të të këtij vendi që do të drejtohet nga kreu i Lëvizjes URA, Dritan Abazoviç. Në favor të qeverisë votuan 45 deputetë, ndërsa kundër vetëm tre deputetë.

Partitë pro-serbe nuk morën pjesë në votim.

Përpara votimit Abazoviç tha se, është krenar për punën që ka bërë si zv.kryeministër një një vit e gjysmë.

“Do të përsërisja shumicën e lëvizjeve të mia, po të isha në të njëjtën situatë. Ne morëm vendime të vështira” , tha Abazovic që shtoi se, zgjedhjet e 30 gushtit 2020 janë një datë shumë e rëndësishme pasi vota në Mal të Zi vlen diçka dhe se ndryshimi i qeverisë nuk është makth.

“Unë jam munduar të negocioj me të gjithë, vetëm Mali i Zi Demokratik nuk ka dashur të negociojë. Pse e bëmë këtë? Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet, por ky vend nuk është gati për zgjedhje, sepse do të shpenzonte burime dhe do të hynte në një krizë më të thellë politike” , tha Abazoviç.

Në qeverinë e tij me 18 ministra, dy do të jenë shqiptarë.